E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani refuzoi armëpushimin 45 ditor me SHBA-në, reagon Khamenei: Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë tonë

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar për herë të parë pasi Teherani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor me SHBA-në dhe Izraelin.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Khamenei shkroi se SHBA-të dhe Izraeli, të cilët i konsideroi vrasës, nuk mund ta ndalonin ushtrinë iraniane (duke nënkuptuar se ata s’mund ta ndalojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore apo të shtojë kapacitetet e raketave balistike).

“Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane”, shkroi udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një postim në Telegram.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›