Ish-drejtori i Rrugëve në SPAK, Dashamir Xhika: U thirra vetëm për një procedurë

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të marte.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme ai iu tha gazetarëve se ndodhej aty vetëm për një procedurë për kohën që ishte në detyrë.
Xhika u arrestua më 2 shkurt të vitit 2018 lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Ish-ministri i transporteve Damian Gjiknuri e kallëzoi në Prokurori për abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH.
Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në Gjykatën Penale, por në vendim thuhej gjithashtu se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit./vizionplus.tv