Ish-drejtori teknik i FSHF-së pranë rikthimit te Inter-i

Vetëm pak orë pasi Fulvio Pea zyrtarizoi vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën si drejtor teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, në Itali kanë zbuluar detyrën e tij të radhës.
Pea, i cili mbajti postimin e drejtorit nga marsi i vitit 2023, mund të rikthehet në Milano në ish-klubin e tij, Inter.
“E përmbyll pas 3 vitesh rrugëtimin tim në federatë. Ka qenë një rrugëtim intensiv, plot angazhime, por njëkohësisht shumë i këndshëm. Fatkeqësisht, ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje të vështira, si në këtë rast. Kam vendosur të lë mënjanë angazhimet profesionale për t’i dhënë më shumë hapësirë angazhimeve familjare. Pas 7 vitesh larg Italisë, pas shumë ditë reflektimesh, mendova se ka ardhur momenti të rikthehem dhe t’i afrohem pak më shumë familjes”, tha Pea.