Ish-kreu i Kushtetuese, Abdiu: Të ndryshohet Kushtetuta
Tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh janë pa mandat për shkak të një ngërçi mes institucionit që i propozon, Presidentit, dhe atij që i miraton, Kuvendit. Konflikti është thelluar aq shumë sa pas dhjetë ditësh Presidenca dhe Kuvendi do të përballen me njëri-tjetrin në sallën e gjyqit. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu e cilëson këtë si një çështje tepër delikate, e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme. Nga statusi i Drejtorit Ekzekutiv të Institutit për Studime Gjyqësore dhe Kushtetuese, ai shpjegon në një intervistë për Shekullin thelbin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Kushtetuese kanë të bëjnë me përcaktimin e afateve të qarta për dekretimin e anëtarëve të rinj të GJK-së . Sipas ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk janë vendosur kritere të hollësishme, të qarta lidhur me kërkesat që ka Kushtetuta për aftësimin profesional që mund të kenë kandidatët e mundshëm që duhen miratuar ose jo. Tejzgjatja në emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese ka bërë, sipas tij, që tre anëtarë të saj të ushtrojnë detyrën edhe pse kanë një vit e gjysmë që kanë mbaruar mandatin. Ndryshimet kërkohen pikërisht për të gjetur module ligjore që detyrojnë Presidentin, por edhe Parlamentin që të vendosin për kandidaturat brenda disa afateve të caktuara ligjore. Një gjë e tillë, qe është përcaktimi i procedurave në mënyrë të detajuar në ligje, sipas tij, bëhet e domosdoshme përballë klasës politike shqiptare.
Zoti Abdiu, pak ditë më parë, konstitucionalistë të njohur, midis tyre edhe ju, në një tryeze për debat, keni kërkuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Çfarë e bën të nevojshme një ndërhyrje të tillë që mund të ndezë një debat tepër të madh?
Edhe pse është një ligj bashkëkohor, edhe pse një ligj që në atë kohë është vlerësuar shumë e është konsideruar pozitiv e i dobishëm në mjaft aspekte, apo se është vlerësuar edhe nga Komisioni i Venecias; grupi i ekspertëve që u morën me këtë punë, nëpërmjet një pune studimore 6 mujore krahasuese, ka arritur në përfundimin se ky ligj duhet të amendohet. Duhet të amendohet me qëllim që të bëhet sa më i plotë, sa më cilësor dhe që të jetë sa më në harmoni me standardet e Kushtetutës. Duhet thënë që në kohën që u miratua ligji, Kushtetuta kishte afërsisht një vit jetë. Sado që u bënë përpjekje për reflektim, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë anashkalimi, e ndonjë përplasjeje të aspekteve të veçanta të ligjit me frymën e Kushtetutës. Këto kanë qenë disa nga drejtimet me të cilat u morëm ne dhe tani ne kemi shfaqur mendimin që ligji duhet amenduar per disa arsye: Së pari duhet të jetë sa më i plotë, sa më institucional e tu përshtatet sa më mirë kërkesave të kohës, sepse koha ka nxjerrë mjaft probleme, të cilat në kohën e miratimit të ligjit nuk ishin menduar sa dhe si duhet. Ligji duhet tu përshtatet sa më mirë standardeve dhe kërkesave të veprimtarisë së Gjykatës së Strasburgut, si dhe tu përshtatet sa më mirë edhe standardeve që ka vendosur vetë kjo gjykatë në aspekte të caktuara të veprimtarisë së saj. Edhe vetë organet përkatëse, edhe vetë Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, vetë personeli akademik dhe administrativ i Gjykatës Kushtetuese, është shprehur pro amendimit të ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Kuptohemi që të gjithë këto faktorë si ne edhe ata, kemi arritur në përfundim me idenë që të bëhet një ligj akoma më i mirë nga ky që është. Pra, kurrsesi nuk ka asnjë dyshim që standardet kushtetuese që ka ligji ekzistues të ruhen, por ato të plotësohen, të amendohen. Pozitive është se edhe organet përkatëse kanë këtë mendim. Mesa dimë ne edhe parlamenti ka paraparë në axhendën e vet për ta diskutuar shumë shpejt këtë problem.
Ju u shprehët se një nga arsyet për rishikimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese është edhe përmirësimi i problematikave që ka nxjerrë koha. Çfarë doni që të thoni me këtë?
Në kohën e miratimit të punës që është bërë në lidhje me ligjin ekzistues, janë parashikuar shumë situata, por veprimtaria e kësaj gjykate, jeta politike, veprimtaria e institucioneve të tjera që kanë lidhje me Gjykatën Kushtetuese kanë dëshmuar se ka edhe gjëra për të cilat nuk i kishte shkuar mendja askujt në kohën kur është punuar për ligjin. Po mundohem të jap dy shembuj. Marrim raportet institucionale që duhet të ekzistojnë midis institucionit të Presidentit, i cili është organi që dekreton gjyqtarët e lartë, gjyqtarët kushtetues me parlamentin, i cili po sipas Kushtetutës është i detyruar që te shprehet për miratimin ose jo të kandidaturave të dekretuara nga presidenti. Jeta tregoi se keto probleme kanë nevojë për te sqaruar e per te vendosur detyrime ligjore për aspekte të veçanta shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë punë. Së pari, në ligj nuk është përcaktuar qartazi dhe prerazi periudha se kur Presidenti duhet të fillojë tratativat për të seleksionuar kërkesat e paraqitura për kandidaturat për vendet që mbeten bosh në gjykatë dhe që janë drejt mbarimit të afateve kushtetuese. Në ligj mungon një detyrim ligjor brenda të cilit ai duhet të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj që do të zëvendësojnë anëtarët që i mungon mandati. Në ligj mungon afati kohor brenda të cilit Parlamenti duhet të shprehet për kandidaturat e Presidentit. Këtë aspekt jeta politike në Shqipëri e ka nxjerrë si mangësi ose si nevojë për të përsosur ligjin ekzistues. Koha kërkon që qoftë Presidenti i Republikës, si faktor shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, dhe parlamenti po kështu si një faktor që në fund të fundit nëpërmjet miratimit ose jo bën një zgjidhje përfundimtare për këtë problem te disiplinohen duke vendosur kritere të hollësishme, të qarta lidhur me kërkesat që ka Kushtetuta për aftësimin profesional që mund të kenë kandidatët e mundshëm që duhen miratuar ose jo, si per CV-në e tyre, për aktivitetin shkencor, për performancën që ato kanë ose duhet të kenë në të gjithë veprimtarinë e tyre para se të vlerësohen si të mundshëm për tu dekretuar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në këto dy drejtime është mëse e domosdoshme që, në pamundësi për të amenduar Kushtetutën vetëm në këto aspekte, mund të gjejnë pasqyrim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese si per problemet që lidhen me momente kohore që thamë, ashtu dhe me momente që lidhen me thelbin, performancën e kandidaturave. Konsulta të veçanta të zhvilluara kane pasur mjaft vërejtje lidhur me përzgjedhjet e veçanta që janë bërë ose mund të bëhen duke mos respektuar sa dhe si duhet vjetërsinë në punë, veprimtarinë shkencore etj. Po ashtu, është diskutuar dhe është konsideruar si një shkelje flagrante që i bëhet Kushtetutës dhe ligjit në një drejtim tjetër. Është shumë i rëndësishëm drejtimi i zgjidhjes se situatës që ekziston sot në Gjykatën Kushtetuese ku aktualisht punohet me tre kolegë të cilëve u ka mbaruar mandati që para një viti e gjysmë. Kërkohet që në ligj të gjejë pasqyrim një fakt që te detyrojë Presidentin dhe Parlamentin që këtë procedurë ta përfundojnë brenda një periudhe të caktuar. Duke u caktuar rigorozisht në ligj, mbase evitohet kjo situatë paradoksale. Këto aspekte dëshmojnë se politika në Shqipëri bën të domosdoshme që kërkesat e Kushtetutës në këto drejtime të bëhen të hollësishme dhe të zbërthehen në ligjin ekzistues.
A janë të domosdoshme ndryshimet Kushtetuese, të cilat do të kërkonin edhe një konsensus midis mazhorancës dhe opozitës?
Ligjvënësi shqiptar është detyruar ti referohet rrugës kushtetuese për amendimin e Kushtetutës në mënyrë të domosdoshme në disa drejtime, të cilat nuk mund ti evidentojmë. Se pari, sipas meje,
