E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-ministri Haxhinasto 4 orë në SPAK: U pyeta si dëshmitar për disa çështje

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Ish-ministri Edmond Haxhinasto mesditën e sotme u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasi qëndroi për katër orë në SPAK, ku tha se erdhi si dëshmitar për disa çështje, Haxhinasto nuk u prononcua për gazetarët që e pyetën se cilat ishin çështjet për të cilat dëshmoi.

“Nuk po hesht, deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet”, tha ish-ministri.

Haxhinasto ka mbajtur pozicionin e ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›