Ish presidenti Meta: “Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet!”

Ish presidenti shqiptar Ilir Meta, aktualisht Presidenti i Partisë së Lirisë ( ish LSI ), ka nisur të shtunën fushatën për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Zoti Meta ishte në Kamëz, një bastion demokratësh, por që aktualisht drejtohet nga socialistët, ku deklaroi se do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë momente nga takimet me qytetarët, ndërsa shprehet se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.
“Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme”.
/ rtsh.al /