E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-presidenti i Brazilit shtrohet në spital, si është gjendja shëndetësore

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në kujdes intensiv pasi u diagnostikua me bronkopneumoni. Ai u keq në burg ku po vuan dënimin për një tentativë grushti shteti.

70-vjeçari u transferua në klinikën private DF Star Hospital në Brasília. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate mjekësore të publikuar nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro.

Mjeku njoftoi se gjendja e tij është serioze dhe ka të ngjarë të qëndrojë në spital për disa ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›