E Martë, 3 Nëntor 2026

Ish zyrtarët e “5D” mbeten në qeli, gjykata rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës

Ish-zyrtarët e arrestuar për dosjen “5D” janë lënë në qeli. Vendimi për Taulant Tushen, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën u mor sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Ish- kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë u arrestuan mbrëmjen e 28 marsit.

Ata dyshohet se kanë përdorur lidhjet miqësore për të fshehur pronësinë reale mbi kompaninë “5D”, për të cilën SPAK thotë se ata kanë qenë zotëruesit realë të saj. Akuza pretendon se në bashkëpunim ata kanë përdorur ortakë fiktivë në mënyrë që shoqëria të shpallej fituese në 7 tendera publikë që janë realizuar nga UKT.

Redi Molla dhe Mariglen Qato, sipas SPAK krijuan kushtet që në tendera publikë të favorizohej pikërisht shoqëria që për pronarë kishte vetë ata./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›