E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishin bllokuar në det, policia ju shkon në ndihmë turistëve në Himarë

Policia e Himarës u ka shkuar ën dnihmë tre turistëve të bllokuar në plazhin e Akuariumit.

Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar.

Njoftimi: 

Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në ????zonën e plazhit të Akuariumit.

Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

✅ Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.

#angazhimpërkushtimsakrificë????????‍♂️????‍♀️

#tëvendosurkundërkrimit✅

#24/7nëçdoskajtëvendit????????

#nëshërbimtëqytetarëve????????‍♂️????‍♀️

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›