E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte bllokuar nga bora/ Transportohet me helikopter në spital 50-vjeçari: Kishte shkuar për të rregulluar një defekt (Video)

Policia e Pukës në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë kanë shpëtuar një 50-vjeçar i cili kishte mbetur i bllokuar në një mal në Fushë-Arrës.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari, punonjës në një kompani telefonike kishte shkuar për të rregulluar një defekt, po kishte mbetur i bllokuar.

Një person, i cili e kishte parë të shtrirë në tokë, ka lajmëruar policinë e Pukës, ku dhe është bërë i mundur shpëtimi.

50-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›