E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte dënuar me 2 vite burg, arrestohet 36-vjeçari i deportuar nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet 36-vjeçari i deportuar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi është dënuar në vitin 2024 me 2 vite burg.

Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se 36-vjeçarit i kanë mbetur dhe 7 muaj për të shlyer dënimin për veprën penale “Moskallëzim i krimit“.

“Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Beratit, për vënien në pranga të shtetasit të deportuar nga Mbretëria e Bashkuar, A. F., 36 vjeç, i cili është dënuar në vitin 2024, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 7 muaj burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›