E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte futur për t’u larë në det, 75-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Orikumit

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një infarkti kardiak.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte mbërritur në Orikum për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.

Pushuesit dhe familjarët kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë në breg dhe duke kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli shëndetësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›