E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dorëhiqet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, një largim ky që vjen në një kohë kur në gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. 

Dallëndyshe Bici u riemërua në këtë detyrë në korrik të 2024-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore. 

Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit do emërohet Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›