Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit shtetasi gjerman

Arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit shtetasi gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia bën me dije se është arrestuar 39-vjeçari nga Zvicra i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më 23 maj ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.
“Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, 1 shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër”, thuhet në njoftim.