E Diel, 1 Nëntor 2026

Islamabadi në “shtetrrethim”, mbahen sot bisedimet mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

Ushtrisë, Marshalli Asim Munir, pritet të përfshihen në diskutime, ndonëse lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe agjenda mbetet e hapur, por pritet që në qendër të bisedimeve të jenë depërshkallëzimi i situatës në rajon, siguria detare veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, si dhe tensionet më të gjera mes Uashingtonit dhe Teheranit. Analistët vërejnë se pritja e këtyre bisedimeve nga Islamabadi nënvizon rëndësinë strategjike të Pakistanit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po intensifikohen.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin në fund të muajit shkurt, duke shkaktuar një luftë që ka lënë mijëra viktima dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për energjinë botërore, duke shkaktuar mungesa të mëdha të naftës dhe gazit dhe rritje dramatike të çmimeve në mbarë botën.

Ndërhyrja e Pakistanit çoi palët drejt një armëpushimi dyjavor, të arritur të martën në mbrëmje, por vetëm pasi ish presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të zhduket” nëse Irani nuk bashkëpunon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›