E Martë, 3 Nëntor 2026

Islanda shtang Anglinë, nordikët fitojnë në “Wembley”, Gjermania përmbys Greqinë

Anglia pësoi një humbje shokuese në miqësoren e fundit përgatitore  në kuadër të euro 2024.

Tre luanët u mundën në shtëpinë e tyre përpara 70 mijë spektataoreve në Uembli nga Islanda.

Një humbje 1  me 0 që pavarësisht se erdhi vetëm në një test miqësor, krijon një atmosferë jo shumë entuziste brenda kombëtares, aq më tepër që janë ende të  forta polemikat e lënies jashtë europianit të yllit të Manchester Cityt, Grilish.

Për nordiket shënoi që në minutëne  12 Borteinston, ndërkohë që britaniket ndonëse aktivizuan shumicën e titullarëve nuk ia dolën të shmangin të paktën humbjen, përparea debutimit në europian në 16 qershor ndaj Serbisë.

Ndërkohe Gjermania shmangu një disfate të hidhur përpara duelit hapës ndaj skocise si vend orgnizator në 14 qershor.

Pancerat fituan2 me 1 kundër greqisë, një sukses me përmbysje falë golave të Haverc dhe Gros në pjesën e dytë, të cilët zhvlerësuan golin e miqve me Masuras në pjesën e parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›