Ismajli largohet nga grumbullimi i Kombëtares, shkak problemet fizike

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi, pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Ismajli iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jooptimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara.
Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një takimi me trajnerin Rolando Maran, u vendos që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij për të vijuar programin e rikuperimit dhe për t’u kthyer sa më shpejt në formën e tij më të mirë.
/gj.m/r.e/a.f/