E Diel, 1 Nëntor 2026

Ismajli “thyhet” përsëri/ Mbrojtësi i kombëtares del nga fusha në ndeshjen e Serisë A

Nuk po mundet të luajë I qetë.

Ardian Ismajli, njëri nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare dhe të Torinos në Itali, por problemet fizike po e pengojnë gjithnjë e më shumë.

Ja ku I ndodhi sërish, ndërsa në fushë ai dhe shokët e tij të ekipit “granata” vuajtën tmerrësisht në sfidën ndaj Komos.

Vendasit fituan plot 6-0, dhe dy prej golave u shënuan që kur Ismajli ishte ende në fushë, por ai nuk e përjetoi vazhdimin.

Në minutën e 20-të, kur Komo e trajnerit Fabregas kryesonte 2-0, shqiptari nga Kosova provoi shqetësime dhe u ul në fushë.

Ai kërkoi ndërrim dhe kështu ndodhi.

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor, ndonëse ende nuk dihet saktësisht shkalla e lëndimit dhe koha që do t’i duhet për riaftësim.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur tre ndalesa, madje e vërteta është që e ka pësuar katër herë, fillimisht në gusht, pastaj në shtator dhe në nëntor.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushëën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›