Itali/ 23-vjeçarit shqiptar i sekuestrohen 200 kg kokainë me vlerë 16 mln euro

Dyqind kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 16 milionë euro, janë sekuestruar në Romë gjatë një operacioni policor.
Lënda narkotike u gjet në banesën e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar.
Sipas autoriteteve italiane, kokaina ishte ndarë në 191 pako, rreth 8 mijë doza.
Banesa e të riut ishte kthyer në një qendër logjistike për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.
https://www.youtube.com/watch?v=tDGiW8Db1Pk
Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu një armë zjarri, municione dhe rreth 30 mijë euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale./vizionplus.tv