E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Gonxhja në Milano, takim për projektin e krijimit të akademisë së Interit në Shqipëri

Konkretizimi i një akademie zyrtare të Interit në Shqipëri ishte në qendër të takimit të zhvilluar mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Giuseppe Marotta, President dhe CEO i F.C Internazionale Milano dhe Juxhin Rama, drejtues i Inter Club Albania.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja theksoi se në qendër të bisedës ishte vendosja e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet e reja në Shqipëri dhe rajon.

“U dakordësuam për hapat finalë dhe shumë shpejt pritet vizita zyrtare e delegacionit të Inter në Shqipëri i kryesuar nga Z. Marotta, ku do të zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë. Një zhvillim i rëndësishëm për sportin shqiptar në partneritet me një brand global dhe një gur themeli për edukimin sportiv të brezave të ardhshëm”, shkroi ndër tjera Gonxhja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›