E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi, arrestohet nga policia

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Romë, pasi autoritet italiane i gjetën një sasi prej 200 kg kokainë në banesën e tij në kryeqytetin e Italisë.

Mediat italiane raportojnë se kokaina ishte ndarë në 191 pako dhe 8 mijë doza, gati për shitje.

Ndërsa po ashtu në banesën e shqiptarit, u gjet edhe një armë, municione dhe një shumë parash prej 30 mijë euro.

I riu u arrestua nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›