E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia heq taksën e qarkullimit, Tajani: Është e papërballueshme

Italia ka vendosur të heqë taksën e qarkullimit për 14.5 milionë mjete. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, shkroi në një postim në platformën X se nga sot hiqet një taksë që e cilësoi si “të padrejtë” dhe “të papërballueshme”.

“Sot, qeveria heq një nga taksat që italianët e urrejnë më shumë”, deklaroi Meloni në një njoftim të publikuar nga zyra e saj.

Masa do të zbatohet për të gjitha motoçikletat dhe për më shumë se 70% të automjeteve të vogla dhe të mesme. Megjithatë, qytetarët do të mund ta përfitojnë këtë lehtësi vetëm për një automjet në pronësi të tyre, bëri të ditur zyra e Këshillit të Ministrave.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm pritet të jenë një garë e fortë mes koalicionit të djathtë të Melonit dhe opozitës së qendrës së majtë.

Qeveria nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë kostoja që heqja e tarifës së qarkullimit do të ketë për financat publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›