E Premte, 6 Nëntor 2026

Italia nën presion nga emigrantët/ Meloni dhe Von Der Leyen priten me protesta në Lampeduza

Presidentja e Komisioniet Euroian Ursula Von Der leyen dhe kryeminstrja e Italisë Georgia Meloni kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në ishullin Italian Lampeduza pas kaosit që është krijuar nga numri i i emigrnatëve gjithnjë në rritje.

Në lampeduza ose sic njihet ndryshe ishulli i lepurit jetojnë në total rreth 8000 banorë ndërsa vetëm gjatë javës së fundit raprotohet të kenë mbërritur rreth 10 mijë emigrantë të paligjshëm nga Afrika.

Ndërsa që nga fillimi i vitit, janë mbi 120mijë clandestine që kanë bërë transit nga afrika në Lampeduza e më pas drejt Italisë.

Rrugës nga aeroprti për në qendrën që vizituan, Meloni e Von der Leyen u perballën me protesta. Banorët bllokuan rrugën dhe kërkuan veprome konkrete e të përshpejtuara për të zgjdhur situatën në ishullin e mbingarkuar.

Kryeministrja italiane ftoi shefen e BE për të parë nga afër situatën kritike në ishull ndërsa pret nga ajo vendosjen e burimeve të BE në Tunizi si bllokadë për largimin e emigrantëve përmes detit mesdhe .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›