E Hënë, 2 Nëntor 2026

Iu gjet kallash dhe municion në banesë, në pranga 31-vjeçari në Peqin

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të premte.

Sipas njoftimit zyrtar, të riut iu gjet një armë zjarri kallashnikov që e mbante pa leje në banesë.

Policia vendore bëri me dije sot (31 Janar) se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërhynë në zonën e Peqinit, duke ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit M. M., në fshatin Bishqem.

“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›