E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu gjet një furgon i mbushur me armë, Eugert Sino: Nuk kam lidhje, s’e di kush i ka vendosur brenda tij

Pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino.

Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›