E Martë, 3 Nëntor 2026

Iu vodhi me dhunë 3 shtetasve varëset e floririt, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se iu vodhi me dhunë gjatë natës në rrugë varëset e floririt 3 shtetasve.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se vjedhjet janë kryer gjatë muajit korrik dhe se 29-vjeçari është banues në fshatin Rrashbull.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “July”.

Iu mori me dhunë, varëset e floririt, 3 shtetaseve, në rrugë, gjatë natës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe;

-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe;

-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›