E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izolohet zjarri në tarracën e një pallati në Shkodër, vetëm dëme materiale - ATSH -

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Flakët e  zjarrit kanë përfshirë pasditen e sotme tarracën e një lokali që ndodhet në katin e 11-të të një pallati në Shkodër.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta izolojnë zjarrin.

Lokali i ndodhur në tarracë ka qenë i mbyllur prej 2 vitesh.

Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›