Izraeli: 6 aeroporte iraniane u sulmuan dhe 15 avionë u shkatërruan

Forcat Ajrore të Izraelit njoftojnë se kanë sulmuar infrastrukturën ushtarake këtë mëngjes në Kermanshah, në Iranin perëndimor.
Gjatë natës, 20 avionë luftarakë izraelitë ishin në veprim, duke goditur objektet e magazinimit dhe lëshimit të raketave, si dhe sistemet e radarëve dhe satelitëve.
Izraeli është zotuar të vazhdojë të sulmojë Iranin për të kufizuar më tej aftësinë e tij të raketave balistike dhe bastisjet e natës së kaluar raportohen të jenë një nga sulmet më intensive të këtij konflikti.
Duket se Irani ka qëlluar vetëm një raketë drejt Izraelit gjatë natës, pati një alarm për sulm ajror rreth orës 03:00 sipas orës lokale.
Zyrtarët izraelitë thonë se raketa u rrëzua nga një sistem amerikan i mbrojtjes ajrore.
Në një deklaratë të mëvonshme, ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e fluturimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e synuara ishin në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.
IDF shton se sulmet me dronë shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një aeroplan furnizimi me karburant si dhe një helikopter sulmi AH-1 Cobra.
Gjithashtu thuhet se pistat dhe bunkerët nëntokësorë janë dëmtuar. Irani ende nuk e ka konfirmuar sulmin./vizionplus.tv