E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli: Trupat e vrarë të pesë pengjeve janë gjetur nga Gaza

Forcat izraelite kanë gjetur trupat e pajetë  të pesë pengjeve të cilët u vranë në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi. Trupat  u gjetën në Khan Yunnis ndërsa  janë identifikuar si  56 vjeçarja Maya Goren, e cila ishte me profesion mësuese si dhe 4 ushtarë :33 vjeçari Oren Goldin, 51 vjeçari  Ravid Gatz, 19 vjeçari Kirill Brodsky dhe  20 vjeçari Tomer  Yakiv Ahimas.

Marrja në pyetje  e militantëve të kapur të Hamasit i lejoi trupat e ushtrisë izraelite të afroheshin në zonë ku dhe u gjetën trupat e pajetë. Ndërsa luftimet vijojnë në Rripin e Gazës  një zyrtar izraelit   ka bërë me dije  se një delegacion i Tel Avivit do të marrë pjesë në bisedime  për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve . Bisedimet po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari .

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet këtë të enjte me presidentin amerikan Biden. Fokusi i diskutimeve do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për ti dhënë fund luftës në Gaza. Në një fjalim në Kongresin e SHBA një ditë më parë,  Netanyahu  tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet intensive për lirimin e pengjeve të mbetur në Rripin e Gazës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›