E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli bombardon Damaskun/ 28 të plagosur, Tel Avivi: Ndaloni përplasjet civile

Izraeli ka sulmuar selinë e ushtrisë siriane në Damask, pranë pallatit presidencial duke lënë të plagosur të paktën 9 persona.

Porta e Ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin sirian u shënjestrua nga dy raketa nga një avion izraelit.

Kjo ndodhi ndërsa sulmet ajrore izraelite shënjestruan automjete sigurie dhe ushtarake në qytetin jugor të Sëeidës, ku besimi druz është një nga grupet kryesore fetare duke shënuar ditën e tretë radhazi që Izraeli ka goditur forcat siriane.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte goditur portën e hyrjes në Damask  dhe tha se do të monitorojë veprimet që po ndërmerren kundër civilëve druz në Sirinë jugore.

Qeveria siriane nuk i është përgjigjur ende këtij raundi sulmesh izraelite, por ka dënuar atë që e quan sjellje kriminale dhe të paligjshme të Izraelit në jug të vendit.

Në një deklaratë, presidenca siriane i quajti luftimet e vazhdueshme midis milicive druze dhe fiseve beduine të papranueshme në asnjë rrethanë dhe në kundërshtim me parimet e tyre.

Izraeli kohët e fundit ka filluar të ndërhyjë në konflikt, duke thënë se po e bën këtë për të mbrojtur komunitetin pakicë druze nga sulmet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte paralajmëruar se nuk do të toleronte asnjë kërcënim për komunitetin Druze në Sirinë jugore nga forcat e reja të sigurisë së vendit.

Ai kërkoi gjithashtu demilitarizimin e plotë të pjesës më të madhe të jugut, duke thënë se Izraeli e shihte grupin islamist sunit të presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, si një kërcënim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›