“Izraeli do të fitojë luftën”/ Ambasadorja Peleg: Nuk jemi kundër palestinezëve, por kundër terroristëve të Hamas

Nga Enkelejda Mema
Kur numri i të vrarëve rritet nga ora në orë, për Galit Peleg këto janë ditët më të trishta në detyrën si ambasadore e Izraelit në Tiranë. Larg familjes dhe atdheut ku do të donte të ishte për të dhënë ndihmën e saj, diplomatja thotë se lufta e tyre është vetem me Hamas-in pasi është shkaktari i viktimave të pafajshme si izraelite dhe palestineze.
GALIT PELEG
AMBASADORJA E IZRAELIT NE TIRANE
Ne po luftojmë vetëm organizatën terroriste që është infiltuar mjaftueshëm në popullsinë civile dhe kjo e bën shumë të vështirë që njerëz të pafajshëm të mos vriten. Ne po përpiqemi shumë që të mos sulmojmë civilët, por bazat e Hamasit, shtëpitë e lidërëve të tyre. Kemi raste në të shkuarën dhe jam e sigurtë që do të ndodhë përsëri që ata tërheqin civilët rreth bazave të tyre sepse ata mendojnë që ne do t’i braktisim këto sulme, por ne nuk do ta bëjmë këtë.
Gishtin e akuzës, Galit Peleg ia drejton veçmas Iranit. Te regjimi dhe kundërshtari i përjetshëm i Izraelit lexon frikën për fytyrën e re që po merrte Lindja e Mesme, atë të një rajoni të fqinjësisë së mirë ku kryefjala është paqja dhe jo terrorizmi.
GALIT PELEG
AMBASADORJA E IZRAELIT NE TIRANE
Ky përshkallëzim i sulmeve, mendoj që ka të bëjë me shqetësimin e Hamasit dhe gjithashtu të atyre që e mbështesin, si Irani. Ata janë të frikësuar sepse Lindja e Mesme po ndryshon qasjen e saj. Nga një rajon ku vite e dekada më parë ishin kundër Izraelit, ai është kthyer në një marrëdhënie normale mes vendeve. Sa më shumë situata është e qëndrueshme në këtë rajon, aq më shumë ata janë të shqetësuar sepse nuk mund të arrijnë qëllimet e tyre.
Izraeli thotë Galit Peleg do ta fitojë luftën me Hamasin edhe pse çmimi mund të jetë i lartë.
GALIT PELEG
AMBASADORJA E IZRAELIT NE TIRANE
Do t’i mbijetojmë Hamasit sepse Hamasi është një mizë e vogël në historinë e popullit izraelit. Është e dhimbshme ajo që kanë bërë, por ata nuk e shkatërrojnë dot shtetin e Izraelit. Do të këtë ndryshime territoriale, këtë nuk e di, pasi kryeministri i Izraelit nuk është këshilluar me mua kur e bëri këtë deklaratë, por do të këtë luftë dhe kjo luftë do të jëtë shumë e dhimbshme për Hamasin.
Zërave kritikë se lufta është pasojë edhe e sjelljes injoruese të qeverisë se Tel Avivit ndaj asaj që po ndodhte me popullsinë palestineze në Gaza, diplomatja i përgjigjet:
GALIT PELEG
AMBASADORJA E IZRAELIT NE TIRANE
Të thuash që Izraeli nuk ka bërë gjëra të mira në Gaza është e padrejtë e pabalancuar dhe jo e vërtetë. Ajo që po bëjmë ne në është të mbajmë të angazhuar liderin e Palestinës në negociata. Ne duam të gjejmë një zgjidhje. Në një situatë më të qetë do të duhet të bëjmë çdo lloj diskutimi sesi mund ta lidhim Gazën me Bregun Perëndimor dhe të gjejmë një zgjidhje. Por kur këto territore të Gazës kontrollohen nga organizata terroriste dhe sulmojnë kohë pas kohe më raketa Izraelin gjërat bëhen të papërballueshme .
Vendit tonë i është mirënjohëse për mbështetjen, të cilën e kërkon nga çdo vend demokratik.
GALIT PELEG
AMBASADORJA E IZRAELIT NE TIRANE
Dëgjova lidërë që bënin thirrje për qetësi nga të dyja palët, çfarë do të thotë nga të dyja anët. I thojnë viktimave të qetësohen apo i thonë mos vdisni. Komuniteti ndërkombëtar duhët të kuptojë se në ishim të detyruar të hynim në këtë luftë dhe do ta mbarojmë atë kur të kemi arritur objektivin, shkatërrimin e gjithë infrastrukturës terroriste në Gaza.