E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli godet bllokun e apartamenteve në Siri, raportohet për viktima

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi herët në mëngjes se një bllok apartamentesh u bë objekt i bombardimeve izraelite në lagjen Kafr Susa të Damaskut, ndërsa OJQ-ja Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut foli për viktima.

“Një sulm izraelit synoi një ndërtesë apartamentesh në Kafr Susa”, raportoi SANA, pa përmendur viktima në këtë fazë.

Megjithatë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Britani dhe e bazuar në një rrjet të gjerë burimesh në vend, foli për viktima nga bombardimet. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›