E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli sulmon/ Reagon Kina: Kundërshtojmë shkeljen e sovranitetit të Iranit

Ministria e Jashtme kineze tha se Kina është “shumë e shqetësuar” për “pasojat e rënda” që mund të sjellë sulmi i Izraelit ndaj Iranit.

“Kina kundërshton çdo shkelje të sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit, dhe kundërshton veprimet që përshkallëzojnë tensionet ose zgjerojnë konfliktin. Rigjallërimi i papritur i tensioneve në rajon nuk është në interesin e askujt”, u tha gazetarëve zëdhënësi Lin Jian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›