Izraeli tjetër operacion në Gaza, 44 të vrarë në sulmet nga ajri e toka gjatë 24 orëve

Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen një ofensive të re ushtarake në dy zona të ndryshme në qendër të rripit të Gazës.
Sipas njoftimit aksioni nisi me bombardime nga ajri dhe ndërhyrje nga toka ndaj objektivave dhe anëtarëve të Hamasit ku u eleminiuan disa prej tyre.
Mjekët palestinezë konfirmuar vdekjen e disa personave mes të cilëve edhe civilë ndërsa gjatë 24 orëve të fudnit janë në total 44 viktima.
Operacioni i fundit i ushtrisë izraelite vështirëson edhe më shumë bisedimet e armëpushimit të pritshëm.
Zyrtarë nga SHBA, Egjipti dhe Katari janë mbledhur në Doha për të avancuar me propozimin e presidentit Joe Biden i cili do të siguronte armëpushim, rikthimin e pengjeve dhe më shumë ndihma për popullin palestinez.
Lëvizjet e fundit të Izraelit vijnë nën presionin e shtuar ndërkombëtar por edhe brenda vendit nga partitë opozitare të cilat i kërkojnë kryeministrit Netanjahu të pranojë marrëveshjen e armëpushimit./vizionplus.tv