E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jam bërë pishman për atë që ndodhi”/ Keisi pas daljes nga Ferma VIP: Ja çfarë do të bëja ndryshe

Pas lënies së Ferma Vip, Keisi ka mbërritur në studio ku ju është përgjigjur pyetjeve të Luanës mbi aventurën e saj një mujore në spektaklin e rekordeve në Vizion Plus dhe Tring.

Keisi tha se është bërë pishman për atë që bëri, apsi për një gjë të vogël ajo humbi diçka të madhe.

Pjesë nga biseda:

Keisi: Ndiej keqardhje që dola, por më mirë kështu se nga ndonjë vendim tjetër.

Luana: Vendimi tjetër është publiku. A je penduar?

Keisi: U pendova se për diçka të vogël humba një gjë të madhe.

Luana: Çfarë do të bëje ndryshe?

Keisi: Do të rrija aty te Fakiri.

Luana: Ti je e re Keisi, mjafton që të rikuperosh gabimet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›