E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Jam krenar, ne socialistët bëmë të pamendueshmen”, Rama: I dhamë shpatën drejtësisë, “Bufi i Kënetës” kërkon të shkrijë SPAK-un

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama kërkoi votën e shqiptarëve më 11 maj, për të garantuar edhe në të ardhmen barazinë para ligjit. PS është forca politke, e cila dorëzoi shpatën e drejtësisë në duart e drejtësisë dhe që kjo të vijojë, tha Rama është e domosdoshme që vendi të anëtarësohet në BE. Duke u ndalur te deklarata e Berishës për të shkrirë SPAK-un pas 11 majit, Rama tha se këto kërcënime mund të vijojnë edhe në të ardhmen, por duke qenë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk do të mund të realizohen.

Rama: Unë jam shumë krenar dhe ne socialistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen. Dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë. Nga kjo zyrë ku ka qëndruar shpata e drejtësisë, që në vitin 1912… dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë. Sot ka një lëvizje të paimagjinueshme deri dje të drejtësië në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik.

Përtej të metave, boshllëqeve dhe lajthitjeve të institucioneve të reja të drejtësisë, ky është moment historik. Por që të garantojmë sigurinë para ligjit, kjo nuk mund të jetë vetëm në dorë të një partie sepse nesër vjen dikush tjetër dhe e përmbys. Prandaj duhet BE, sepse BE e bën të pamundur që një apo disa forca të kthejnë shpatën në zyrën e të parit të partisë.

Pikërisht për këtë, të gjithë ata që si njerëz të degraduar rrinë dhe përsërisin çdo ditë “kush e ka rradhën, bugu burgu”, do t’ia japim përgjigjen më 11 maj. Ata janë armiqtë e reformës në drejtësi. Luli ishte kukulla e bufit të kënetës. Dhe bufi i kënetës e thotë shumë qartë që me votën e 11 majit do shkrij SPAK-. Ky kërcënim mund të vijojë edhe në të ardhmen nëse ne nuk jemi pjesë e BE-së. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›