E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Jam një fitues unik”, Harry Kane rikthehet të flasë për Topin e Artë

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti, është mburrur për tiparet e tij unike që e dallojnë nga një qendërsulmues tradicional, duke pretenduar se ai mund të jetë një pionier për numrin nëntë të së ardhmes.

Kane fitoi Topin e Artë 2026 falë një diferencë të ngushtë të votave me Kylian Mbappe dhe anglezi tashmë ka treguar një nga arsyet pse ai triumfoi këtë vit.


"Kam një stil unik dhe, në këtë drejtim, jam një fitues unik i Topit të Artë", ka thënë fillimisht Kane.

"Nuk ka shumë sulmues që luajnë si unë, që japin shifrat e mia, ndërkohë që luajnë edhe në mesfushë dhe mbrojtje dhe ndihmojnë në shumë fusha të ndryshme”.

Ai madje sheh një shans për të lënë një trashëgimi: "Ndoshta kjo do të ndryshojë mënyrën se si shihen numrat nëntë në të ardhmen dhe do t'u japë lojtarëve të rinj një qasje të ndryshme për të luajtur në atë pozicion. Jam krenar".

Sulmuesi 33-vjeçar anglez foli për punën e jashtëzakonshme që e ndihmoi të arrinte majën dhe i kritikoi ashpër kritikët e tij.

"Rruga ime ishte paksa e ndryshme nga ajo e fituesve të tjerë të Topit të Artë. Pas momenteve të vështira, veçanërisht në fillim të karrierës sime, njerëzit ndoshta nuk mendonin se do të arrija këtë nivel. Por falë punës së palodhur, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë, ia dola".

"Njerëzit që e njohin dhe e kuptojnë futbollin kanë qenë gjithmonë tifozë të mi, të mënyrës se si luaj dhe si i qasem ndeshjeve”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›