E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, zbardhet letra e Veliajt drejtuar GJKKO, gjykata shtyn seancën

Politikë

Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Në letrën e Veliajt thuhet:  “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës.

Do ta dija dija poër nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”.

Reklamë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›