E Martë, 3 Nëntor 2026

Japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit.

Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se administratorët e njësive administrative Libonik, Pirg, Vreshtas, Lozhan, Pojan dhe Moglicë kanë paraqitur para kryetarit Gezim Topçiu dorëheqjen e tyre, ndërsa ky i fundit, i kontaktuar nëpërmjet telefonit shprehet se e njëjta procedurë do të ndodhë edhe me nënkryetarët e bashkisë.

Këto dorëheqje vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, drejtuar drejtorëve në të gjithë Republikën e Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se dorëheqjet e drejtorëve të bashkive nisën fillimisht nga Vlora, për t’u shtrirë më pas edhe në të tjera njësi vendore.

Kohët e fundit Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, aksion i cili ka nxjerrë në pah edhe problematikat e trashëguara prej vitesh në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›