“Jehon” rikthehet në Fest 64, nderim të Dr. Floirin që reformoi muzikën urbane shqiptare

Një nga hitet më ikonike të muzikës urbane shqiptare, “Jehon” i Dr. Floirit, u rikthye në skenën e Fest 64 të Këngës, duke sjellë emocion dhe nostalgji për publikun. Kënga, e cila fitoi çmimin e tretë në Festivalin e 47-të, u interpretua me energji të re nga Fifi, Tiri dhe Young Zerka.
Ky rikthim solli një version modern dhe të freskët të një kënge që ka ndryshuar mënyrën se si është formësuar muzika urbane shqiptare, duke mbajtur gjallë trashëgiminë e Dr. Floirit.
Performanca e tre artistëve u prit me duartrokitje dhe entuziazëm, duke e bërë “Jehon” një nga momentet më të veçanta të Fest 64, që ndërthur nostalgjinë me rininë dhe freskinë e muzikës shqiptare.
/rtsh.al/