E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi në rrugën e duhur për të arritur fitoren”, kryeministri izraelit paralajmëron banorët: Largohuni nga Teherani!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje që qytetarët të largohen sa më shpejt nga Teherani, shkruan BBC.

 “Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur dy qëllimet tona, eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit të raketave”, tha ai

“Ne u themi qytetarëve të Teheranit: Evakuohuni dhe ne veprojmë”, shtoi më tej.

Ky apel vjen pas paralajmërimeve të Tel Avivit se banorët e kryeqytetit iranian do të paguajnë çmimin për sulmet me raketa të Iranit.

Tel Avivi pretendohet se ka kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Teheranit dhe ka shkatërruar një të tretën e raketahedhësve iranianë.

Nga ana tjetër, Irani pretendon se ka zhvilluar teknika për të bërë që sistemet mbrojtëse izraelite të sulmojnë njëra-tjetrën. Sipas raportimeve nga Iran International, lideri iranian Khamenei është fshehur në një bunker nëntokësor në veri të Teheranit.

Sulmet iraniane kanë shkaktuar të paktën tetë viktima në Izraelin Qendror, ndërsa rreth 300 persona janë shtruar në spital pas shpërthimeve në qytete si Tel Avivi dhe Haifa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›