E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kreu i AMP

Kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha një ditë më parë.

Ende nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›