Joe Biden nis takimet në Berlin, lufta në Gaza dhe Ukrainë, dy çështjet kryesore të bisedimeve

Presidneti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Gjermani për një sërë takimesh me homologët europian, të cilat kanë për qëllim çimentimin e bashkëpunimit në disa çështje të ndryshme, përfshirë luftën në Ukrainë e në Lindjen e Mesme.
Konflikti në Gaza dhe Liban është zhvendosur në krye të axhendës së bisedimeve për shkak të vrasjes së liderit të Hamasit, që ka rritur shpresat për arritjen e armëpushimit.
Biden do të përshëndetet me nderime ushtarake përpara se të marrë urdhrin më të lartë të meritës së Gjermanisë nga Presidenti Frank-ëalter Steinmeier.
Ai do të mbajë bisedime me dyer të mbyllura me kancelarin Olaf Scholz mbi sigurinë, tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike.
Më vonë, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojnë në Berlin për t’u bashkuar me ta për bisedime.
Kjo do të jetë vizita e fundit transatlantike e presidentit amerikan Joe Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. /vizionplus.tv