E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

John Travolta, i ftuar në festivalin e 44-t të filmit në Torino, do të nderohet me çmimin “Stella della Mole” - ATSH -

TORINO, 3 nëntor, ATSH/ Aktori amerikan John Travolta do të jetë i ftuari special i edicionit të 44-t të Festivalit të Filmit në Torino, ku do të nderohet me çmimin “Stella della Mole”.

Çmimi do t’i dorëzohet gjatë mbrëmjes së hapjes së festivalit, ku aktori do të prezantojë gjithashtu filmin e tij të parë si regjisor, “Propeller One-Way Night Coach”, në premierën italiane, pas prezantimit në Festivalin e Kanës.

Travolta mbetet një nga emrat më të njohur të kinemasë amerikane, me një karrierë që përfshin filma ikonë si “Pulp Fiction”, “Saturday Night Fever”, “Grease”, “Face/Off” dhe “Get Shorty”.

Festivali i Filmit në Torino është një nga ngjarjet e rëndësishme të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, i përqendruar te filmi autor, kinemaja e pavarur dhe promovimi i talenteve të reja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›