E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordania rrëzon 20 raketa iraniane të lëshuara drejt bazës amerikane

Ushtria jordaneze njoftoi sot se ka interceptuar dhe rrëzuar 20 raketa iraniane, pasi më herët trupat e Gardës Revolucionare të Iranit  deklaruan se kishin goditur një qendër komanduese amerikane në territorin e mbretërisë.

“Sot në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore interceptuan dhe rrëzuan 20 raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Azraqut”, deklaroi një zyrtar ushtarak, i cituar në një komunikatë të ushtrisë jordaneze.

Azraqu ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Amanit dhe strehon një bazë ushtarake amerikane.

Sipas të njëjtit burim, “interceptimi i raketave shkaktoi rënien e një numri mbetjesh në terren, por pa shkaktuar viktima apo dëme materiale”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›