E Martë, 3 Nëntor 2026

Jorginho rinovon kontratën me Arsenalin

Nuk ka kthim në kampionatin italian për Jorginho. Arsenali sapo ka njoftuar rinovimin e kontratës së mesfushorit në kanalet zyrtare të klubit.

Italo-braziliani i lindur në vitin 1991 ka bërë 35 paraqitje deri më tani këtë sezon me londinezët duke koleksionuar një gol dhe dy asistime.

Mesfushori u transferua te Arsenali nga rivalët e Çelsit në janarin e vitit 2023 dhe tashmë do të qëndroje te “topçinjtë” deri në 30 qershor të vitit 2025.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›