E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim”, Rama: S’ka asgjë që më josh të përkulem që të përfitoj për veten

“Ju kërkoj falje për gabimet që ju mendoni se kam bërë”.

Kështu iu drejtua Edi Rama në fjalën përmbyllëse emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk e ka tradhtuar kurrë votën e personave që i kanë besuar qeverisjen e vendit dhe tha se nuk do të bënet kurrë asgjë për të përfituar për veten e vet.

Edi Rama: Nuk mund të ik sot pa ju thënë edhe dy fjalë. Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar, qoftë dhe një herë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij, prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet, që mos o Zot më josh a më detyronm dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve. Apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›