“Ju përshëndesim nga Radio ‘Fakiri'”, Albano komunikon me kode dhe këngë me fermerët

Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen tek shtëpia e fakirit, pasi u dënuan nga Agai për shkak të thyerjeve të rregullta. Dyshja herë pas here komunikonin në anglisht, e cila është reptësisht e ndaluar si dhe kanë fikur mikrofonat.
Por duket se dënimin Albano dhe Baby G po e kalojnë me sportivitet. Mesditën e sotme, teksa qëndrojnë brenda rrethimit të shtëpisë së fakirit, aktori dhe Xhesika Polo kanë nisur komunikimin me kode dhe këngë.
Ka qenë Albano ai i cili nisi i pari, ku përmes këngës kërkonte të merrte informacion nëse fermerët e tjerë kishin marrë apo jo cigare për të.
“Përshëndetje të dashur miq, ju flasim nga Radio Fakiri. Shpresoj të na keni bërë buxhetin e të keni porositur cigare edhe për ne të tjerët. Ju përshëndesim me këngën “Kallma cigaren””, thotë Albano
Por ka qenë Xhesika ajo që i ka konfirmuar po me këngë se ja ka marrë Ditea.
“I kam blerë unë krej për ty moj Ditea eee”, tha Xhesi.
Po me të njëjtën mënyrë, Albano i ka pyetur sërish fermerët nëse mund të komunikojnë me Again dhe ti sjellin Baby G furçën e dhëmbëve dhe tualetet. Por kjo kërkesë ngeli pa asnjë përgjigje./vizionplus.tv