E Diel, 1 Nëntor 2026

“Juglindja”, hapet rruga provizore/ Kreu i ARRSH për “ABC News”: Zgjidhja më e sigurt! Erozioni, shkak i rrëshqitjeve

Këtë të martë është zhbllokuar, juglindja. Segmenti Librazhd Prrenjas do të hapet sot përmes rrugës provizore në Dragostunjë, në orën 12:00.

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha për “ABC News” se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe se është arritur një zgjidhje e shpejtë dhe e sigurt.

“Kjo ishte zgjidhja më e shpejtë. Ne e kemi testuara, janë marrë masa paraprake. Gjithashtu disiplinimi i urave, në ndihmon shumë. Ne këtë çështje i kemi adresuar për të marrë masat e duhura dhe kjo është zgjidhja më e shpejtë për të mirën edhe të ekonomisë”, tha ai.

Më tej shtoi se janë shmangur probleme shumë të mëdha, ndërsa nënvizoi se shkak i shembjes së rrugës, ishte erozioni dhe jo gërmimet.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›