E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Erion Mekës

TIRANË, 18 tetor, /ATSH/ Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin e deputetit Erion Mekës, nga radhët e Partisë Socialiste, pas dorëheqjes së deputetit Jurgis Çyrbja.

KQZ informoi se Erion Meka i plotëson kriteret për marrjen e mandatit të deputetit.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka njoftuar KQZ për krijimin e vakancës nga Jurgis Çyrbja, i zgjedhur në qarkun Durrës, propozuar nga Partia Socialiste.

Sipas vendimit rezulton se kandidati të cilit i kalon mandati i deputeti është kandidati me numrin rendor 11, Erion Meka. Kandidati ka depozituar formuarin e Dekriminalizimit brenda afateve ligjore. Konstatohet se kandidati nuk është dënuar me vendim të formës së prerë”, njoftoi KQZ.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, konfirmoi lënien e mandatit “për arsye shëndetësore”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›